Ballina

Këshilltari Tatimor është një person me trajnim të avansuar dhe njohuri të legjislacionit tatimor dhe ndihmon tatimpaguesin gjatë procedurave tatimore në mënyrë që që deklaratat tatimore të jenë në përputhje me legjislacionin tatimor dhe përfitojnë nga zbritjet dhe rimbursimet e përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Një auditor i TI-së është përgjegjës për analizimin dhe vlerësimin e infrastrukturës teknologjike të një organizate për të gjetur problemet me efikasitetin, menaxhimin e rrezikut dhe pajtueshmërinë.

Shërbimet

Mr Lulzim Beqiri

Kontabilist i Certifikuar

Kontabilist i certifikuar me njohuri të thella në praktikat e kontabilitetit, përmes testeve të specializuara dhe përmbushjes së standardeve të rregulluara nga organizatat e akredituara.

Ekspert Tatimor

Ekspert Tatimor: Ofron këshillim dhe asistencë të specializuar në çështjet tatimore për individë dhe kompani.

Auditor i Jashtem i Certifikuar

Ofrojmë një analizë të detajuar dhe të pavarur të pasqyrave financiare të njësive ekonomike për të siguruar integritetin dhe saktësinë e informacionit financiar.

Auditor i Jashtem i Certifikuar

Ofrojmë një analizë të detajuar dhe të pavarur të pasqyrave financiare të njësive ekonomike për të siguruar integritetin dhe saktësinë e informacionit financiar.

Trainer i Certifikuar pèr Financa Publike nga IKAP

Ofron trajnim të specializuar dhe njohuri të thella në fushën e financave publike, duke u bazuar në përvojën dhe standartet e Institutit të Kontrollit dhe Auditit Publik (IKAP).

Këshilltar Tatimor i Licencuar është një certifikim mbi tatimet dhe përgatitjen e deklaratave tatimore me një ekspertizë në të gjitha çështjet gjithëpërfshirëse.

Si Këshilltar Tatimor ofrojmë këto shërbime:
1. Ofrimin e asistencës lidhur me sistemin tatimor në Republikën e Kosovës
2. Ofrimin e këshillimeve për tatimet në BE
3. Ofrimin e këshillave lidhur me eliminimin e tatimit të dyfishtë
4. Asistencë lidhur me Marrëveshjet për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë në mes të Republikës së Kosovës dhe shteteve tjera.

Auditimi i projekteve ndihmon në përmirësimin e menaxhimit të projektit dhe siguron që resurset janë përdorur në mënyrë të efektshme për të arritur rezultatet e dëshiruara.


01

Auditim i projekteve per nivelin lokal

02

Auditim i projekteve për nivelin qëndror

03

Auditim i projekteve per organizatat nderkombëtare

Auditimi i brendshëm ka një rendësi të madhe në organizata për shkak të disa arsyeve. Së pari, auditimi i brendshëm ndihmon në zbulimin e çdo lloj keqpërdorimi, mashtrimi apo gabimi që mund të ndodhë në proceset e organizatës. Ai siguron transparencë dhe llogaridhënie në menaxhimin e financave dhe resurseve të organizatës. Së dyti, auditimi i brendshëm ndihmon në identifikimin e rreziqeve dhe rekomandimeve për përmirësimin e proceseve dhe kontrollit të brendshëm. Kjo ndihmon organizatën të rrisë efikasitetin dhe efektivitetin e saj. Fundja, auditimi i brendshëm siguron një përgjegjësi të shtuar për menaxhimin e organizatës duke garantuar që të gjitha procedurat dhe politikat janë të zbatuara sipas standardeve dhe rregullave të vendosura.

Elementet themelore të auditimit të IT janë:


1. Vlerësimi i rrezikut: Identifikimi dhe vlerësimi i rrezikut të sigurisë së informacionit dhe ndikimit të tij në organizatë.
2. Kontrolli i brendshëm: Vlerësimi i efektivitetit dhe efikasitetit të kontrollit të brendshëm të organizatës për të parandaluar dhe zbuluar keqpërdorimet ose incidentet e sigurisë.
3. Verifikimi i sigurisë së informacionit: Verifikimi i implementimit të politikave, procedurave dhe teknologjive të sigurisë së informacionit për të garantuar mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë e sistemeve.
4. Integriteti e informacionit: Vlerësimi i integritetit të informacionit për të siguruar që të dhënat janë të sakta, të plotë dhe të besueshme.
5. Menaxhimi i ndryshimeve: Vlerësimi i proceseve të menaxhimit të ndryshimeve për të garantuar që ndryshimet në infrastrukturën e IT janë të kontrolluara dhe të sigurta.